Ballina Foto-Video Mitrovicë zbukurohet: Mbjellen lule në hapësirat publike

Mitrovicë zbukurohet: Mbjellen lule në hapësirat publike

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka i shoqëruar nga Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, kanë parë për se afërmi procesin e mbjelljes së luleve në hapësirat publike, në qytetin e Mitrovicës, njofton Ditori.

Edhe këtë vit, si edhe viteve tjera, po i kushtohet vëmendje ambienteve publike në mënyrë që këto hapësira të duken sa më bukur. Është e rëndësishme që lulet mos të dëmtohen.

Ndërkaq për ti kryer keto punime e kontraktuar nga komuna e Mitrovicës është kompania “Ambienti”, e cila do të bëjë edhe mirëmbajtjen e këtyre luleve të mbjellura gjatë gjithë sezonit./Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here