Ballina Kryesore 7 vendet turistike që bota i ka humbur në 5 vitet e...

7 vendet turistike që bota i ka humbur në 5 vitet e fundit

Pak kohë më parë, një zjarr masiv dogji perlën e arkitekturës gotike, Notre Dame në Paris.

Imazhet e katedrales së përfshirë nga zjarri u përhapën në pak çaste, duke bërë gjithë botën të jenë solidarë më Francën.

Notre Dame i kishte mbijetuar luftërave dhe revolucioneve, por bota nuk mundi ta mbante të sigurt atë në shekullin XXI, transmeton Klan Kosova.

Është trishtuese, por në pesë vjet e fundit janë “zhdukur” edhe disa vende tjera të mrekullueshme, edhe pse në këtë kohë ekziston gjithçka për t’i mbrojtur”.

 

Legzira Beach, Sidi Ifni, Morocco

Disa harqe të bukura në Legzira Beach ishin pikë referimi për shumë turistë që vizitonin Marokun. Njëra prej tyre u shemb në shtator në 2016. Njerëzit fajësuan për rrëzimin e harkut.

Temple of Bel, Palmyra, Syria

Tempulli kryesor i Palmirit u shkatërrua në vitin 2015 gjatë luftës në Siri. Ishte një nga ndërtesat më të rëndësishme fetare nga shekulli i parë dhe bota e lashtë në përgjithësi.

Joshua Tree National Park, California, USA

Parku Kombëtar Joshua Tree ishte një vend i mrekullueshëm që mburrej me ekosistemin unike të shkretëtirës me karakteristika surrealiste gjeologjike dhe një larmi të madhe të bimëve më të pazakonta. Në janar të 2019-ës parku qëndroi i hapur për publikun – gjatë këtyre ditëve mbikëqyrja e parkut u zvogëlua ndjeshëm dhe parku pësoi tmerrshëm.

The Little Mermaid, Copenhagen, Denmark

Skulptura është bërë nga Edvard Eriksen në vitin 1909. Ky monument është shkatërruar shumë herë gjatë historisë së tij relativisht të shkurtër. Sirena e mrekullueshme u dekapitua dy herë, ajo humbi krahun e saj dhe është mbuluar me bojë duke bërë grafitë të panumërta. Këto veprime i kanë bërë njerëz të mërzitur, të dehur ose edhe të sëmurë mendorë.

Lake Mackenzie, Tasmania, Australia

Në janar dhe shkurt të 2016 shkurret e Tasmanisë u dogjën, kështu u shkatërruan edhe shumë bimë unike, disa prej të cilave nuk mund të rigjenerohen. Zjarri mori 20 mijë hektarë të shkretëtirës.

Brimham Rocks, North Yorkshire, England

Tashmë nuk është sekret që turizmi rrënon monumentet, por ende tingëllon e pabesueshme se si njerëzit shkatërrojnë 320 milionë vjet histori në pak sekonda. Në qershor të vitit 2018, fëmijët rrëzuan një nga shkëmbinjtë balancues në Brimham Rocks dhe guri u përplas. Këto gurë balancues ishin formuar në mënyrë të çuditshme nga era dhe akulli gjatë miliona vjetëve, por për disa arsye njerëzit e kanë parë më të përshtatshme të prishin këtë bukuri dhe pjesë të historisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here