Ballina Lajme Prishtina mposht Rahovecin në ndeshjen me tensione dhe shpallet kampione

Prishtina mposht Rahovecin në ndeshjen me tensione dhe shpallet kampione

Prishtina është kampione e Superligës së Kosovës në basketboll për vitin 2019.

Pasi fitoi Kupën, Prishtina ka triumfuar edhe në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Rahovecin, raporton Gazeta Express.

Me këtë fitore, Prishtina siguroi titullin e 13 nga paslufta (të 14-tin nga viti 1991).

Në serinë e finaleve, Prishtina u tregua më e fortë se Rahoveci, duke triumfuar 3-1, ndërsa në takimin e fundit, në “Mizahir Isma”, skuadra nga kryeqyteti i shkatërroi vendasit duke fituar me rezultat 104:75.

Ndeshja në “Mizahir Isma” u përcjell me shumë tensione.

Në çerekun e tretë, ndeshja u ndërpre kur Prishtina po fitonte 71:52, pasi një tifoz hyri në parket në një moment kur disa basketbollistë i lëshuan nervat dhe nisën sherrin.

Tifozi hyri ne fushe dhe tentoi që ta godasë basketbollistin e Prishtinës, Edmond Azemi, aty ishte edhe Dardan Berisha.

Gjyqtarët e ndeshjes Daut Mahmeti, Dardan Maxhuni dhe Elldin Uglari menjëherë ndërprenë ndeshjen dhe kërkuan që të zbrazet palestra, dhe më pas rinis takimi pa pranin e tifozëve dhe Prishtina tregoi sërish forcën e saj, duke triumfuar me rezultat 104:75.

Ky është titulli i 14 i Superligës në histori për Prishtinën që nga viti 1991, i 13-ti pas luftës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here