Ballina Kryesore Dhuna në institucionet arsimore, policia rrit patrullimet në shkolla

Dhuna në institucionet arsimore, policia rrit patrullimet në shkolla

Një mësuese në shkollën “7 marsi” në Prishtinë para pak ditësh ra viktimë e një sulmi me thikë.

E ky nuk është rasti i vetëm që ditëve të fundit ka ndodhur në shkollat e Kosovës, e ku është përdorur dhunë, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këto raste, në ditët në vijim do të ketë shtim të patrullave nëpër shkollat e Kosovës.

Këtë të ditur e ka bërë ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, i cili ka thënë se më pas do të formohet edhe një Taskë- Forcë.

Ky është postimi i ministrit Mustafa:

Pas rasteve të dhunës në disa shkolla kohëve të fundit, bashkë me minisrin Bytyqi, u dakorduam që të këtë një shtim të patrullave policore në shkolla deri në përfundim të këtij viti shkollor, ndërsa pas përfundimit do të krijohet Task-Forca për parandalimin e përdorimit të narkotikëve dhe shtimin e sigurisë në shkolla.

Gjithashtu në këtë takim u dakorduam që drejtorët e shkollave të bashkëpunojnë ngushtë dhe të raportojnë të gjitha incidentet në Policinë e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here