Ballina Auto-Tech Porsche dënohet me 535 milionë euro

Porsche dënohet me 535 milionë euro

Prodhuesi gjerman i veturave, Porsche duhet të paguajë një gjobë të majme prej 535 milionë eurosh, për shkak të skandalit me motorat e tyre dizell dhe emetimin e gazrave të dëmshëm për ajrin.

Kështu bëri të ditur Prokuroria në Shtutgard. Kjo edhe për arsye se prodhuesi gjigand i makinave ka shkelur rregullat e mbikqyrjes së procesit të prodhimit.

Një proces gjyqësor është duke vijuar edhe ndaj kompanisë për prodhimin e pompave të motorit “Bosch”, shkruan Der Spiegel përcjellë Klan Kosova.

Tani Porsche ka hequr nga përdorimi 99 mijë vetura, për shkak të defektit me motora diesel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here