Ballina Kryesore Aktivitete humanitare në Mitrovicë për Ramazan

Aktivitete humanitare në Mitrovicë për Ramazan

Si çdo Ramazan edhe këtë here, në qytetin e Mitrovicës janë aktivizuar iniciativat dhe shoqatat e ndryshme humanitare të cilat po shpërndajnë pako të ndryshme për familjet në nevojë, raporton Ditori.

Iniciativa “Zgjatma Dorën” përmes një njoftimi në faqen e saj në facebook ka njoftuar qytetarët se ka filluar aksionin humanitar për nder të Ramazanit.

“Aksioni ynë do të mbahet në sheshin e qytetit dhe HiperMarket Bamex,ku përmes të hollave të mbledhura do të blihen pako ushqimore në vlerë 30€ të cilat do t’iu dhurohen familjeve me fëmijë jetim dhe familjeve të varfëra.

Për kontibutet e juaja me të holla apo pako ushqimore mund të na kontaktoni në faqen tonë si dhe në numër telefonit 049-132-112.

“Çdo euro e dhuruar do të sigurojë më shumë pako ushqimore”, ka shkruar kjo Iniciativë në faqen e saj.

Ndërkohë edhe shoqata “Vlera e Jetimit” përmes një videoje në faqen e saj ka njoftuar për aktivitetet humanitare të saj, në theks shpërndarjen e pakove ushqimore.

“U shperndajten 14 pako ne vlere prej 90 euro ni pakete. Bamiresa nga Evropa Zoti ju sherbleft”, ka shkruar kjo shoqatë në facebook.
/Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here