Ballina Diaspora S’ka normalizim raportesh me Serbinë me modelin gjermano-gjerman, Kosova në Berlin kërkoi...

S’ka normalizim raportesh me Serbinë me modelin gjermano-gjerman, Kosova në Berlin kërkoi mbështetje për liberalizim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se modeli gjermano-gjerman, nuk është pjesë e ideve për të zgjidhur çështjet e hapura mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi ka pohuar madje se taksa ndaj produkteve serbe, ishte vendim legjitim dhe erdhi si reagim ndaj shkeljeve të bëra nga Serbia, njofton Klan Kosova.

”Vendosja e taksës ka qenë legjitime, dhe reagim ndaj shkeljeve të bëra nga ana e Serbisë dhe si e tillë mbetet në fuqi”.

”Nuk do të ketë zgjidhje të çështjes së Kosovës e Serbisë, me modelin gjermano-gjerman. Ky model është i tejkaluar për Kosovën në takimet e Vjenës, dhe tani është i papërshtatshëm dhe i papranueshëm për shtetin tonë tashmë të pavarur”.

Thaçi ka thënë se Kosova e ka tejkaluar këtë model ndërsa në takimin e Berlinit është riktheksuar se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, njofton Klan Kosova.

”Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare për pajtim me Serbinë”.

”Ne kemi prezantuar një qëndrim duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet”.

”Fokusi im kryesor në takimin në Berlin ka qenë si të bindet Merkel dhe Macron që të na mbështesin për liberalizimin e vizave”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here