Thursday, March 28, 2024
HomeKryesorePërfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Mitrovicën

Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Mitrovicën

Google search engine

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë filluar realizimin e agjendës së vizitave në komunat e Kosovës.

Google search engine

Ata të enjten e 7 shtatorit kanë vizituar Mitrovicën dhe të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Isa Ismajli kanë vizituar Kuvendin Komunal dhe janë takuar me kryetarin Bedri Hamza.

Duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve kryetari Hamza ka shprehur respekt për gjithë përkushtimin dhe angazhimet e SBASHK në shërbim të arsimit dhe realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë. Ai ka vlerësuar edhe bashkëpunimin korrekt me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Isa Ismajli dhe me veprimtarët tjerë sindikalë në përpjekjet e përbashkëta për rrugëtimin e mbarë të arsimit në këtë komunë.

Kryetari Hamza është shprehur se në angazhimet e tij vend meritor ka arsimi dhe pastaj ka informuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për gjithë angazhimet e investimet e bëra me qëllim që të krijohen kushte sa më të mira pune në institucionet arsimore të Mitrovicës.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë treguar për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe janë ndalur edhe te problemi i krijuar me tekstet shkollore si pasojë e një vendimi të gabuar të MASHTI-t duke vlerësuar se kjo ka bërë që fillimi i këtij viti shkollor të nis me vështirësi të theksuara për shkak të vështirësive që prindërit kanë që të furnizojnë fëmijët e tyre me tekste shkollore dhe nga fakti tjetër se tekstet shkollore për klasat 6-9 të përdorura vitin e kaluar shkollor janë të dëmtuara, por edhe vërehet një mungesë e theksuar e tyre.

Të dy palët janë shprehur se do të vazhdojnë me bashkëpunimin dhe do ta pasurojnë dialogun për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të arsimit në këtë komunë.

Ndërkaq, ata u takuan edhe me kryetarët e shoqatave sindikale.

Pas takimit me kryetarin Hamza përfaqësuesit e SBASHK-ut janë gjendur në ambientet e shkollës “Asdreni”.

Atyre u ka dëshiruar mirëseardhje drejtoresha e këtij institucioni të respektuar arsimor, Melihate Meha.

Pas kësaj ka nisur takimi që u zhvillua në formë të bashkëbisedës për gjendjen aktuale në arsim dhe për angazhimet sindikale dhe detyrat konkrete për të ardhmen.

Në fillim të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Isa Ismajli ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për pjesëmarrje në këtë takim dhe ka shpalosur disa nga aktivitetet sindikale në këtë komunë duke u ndalur edhe të sfidat, nga të cilat ka veçuar pengesat që hasen nga një numër i të punësuarve për regjistrim në e-Kosova.

Kryetari Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit dhe pastaj ka treguar për disa nga aktivitetet e SBASHK-ut duke u ndalur edhe të problemi i krijuar nga vendimi i MASHTI-t për tekstet shkollore. Jasharaj ka lutur pjesëmarrësit që të përcjellin te punëtorët arsimor në Mitrovicë apelin që mos të bëhet as edhe një lloj presioni ndaj nxënësve që ende nuk janë pajisur me tekste shkollore, ngase nuk është faji i tyre. Në situatën e krijuar punëtorët arsimor nuk e kanë të lehtë, por mësimdhënësit janë dëshmuar gjithmonë se dinë të përballen me sfidat dhe t’i tejkalojnë ato suksesshëm.

Në pjesën e dytë të këtij takimi koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtari ligjor Blendor Shatri u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.

Në fund të këtij takimi drejtoresha e shkollës “Asdreni” Melihate Meha i ka dorëzuar SBASHK-ut një dhuratë me motive nga lashtësia e qytetit të Mitrovicës në shenjë të respektit për angazhimet dhe përkushtimin gjatë gjithë këtyre viteve, thuhet në një postim të SBAShK-ut në Facebook.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments