Ballina Kryesore Melinda i kërkon falje publike Taynës për ‘diss-in’ kundrejt saj

Melinda i kërkon falje publike Taynës për ‘diss-in’ kundrejt saj

Melinda i ka befasuar të gjithë me reagimin e saj të fundit dhe askush nuk e priste.

Në vitet e fundit skena e repit shqiptar është plotësuar edhe nga repere femra, të cilat kanë publikuar disa këngë shumë të suksesshme, të cilat janë shndërruar në hite, shkruan lajmi.net.

Rep-artistja Melinda Ademi ka hyrë fuqishëm në botën e këtij zhanri njësoj si edhe koleget e saj, Tayna dhe Rina.

E duke e ditur se bota e repit njihet se ka një botë paksa të vrazhdë nuk kanë munguar as thumbimet mes këtyre tri artisteve të njohura shqiptare.

Ishte Melinda ajo e cila bëri paqe duke i kërkuar publikisht falje Taynës për ‘diss-in’ në ‘freestyl-in’ e fundit kundrejt saj.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në Freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen dhe mos të nxisim urrejtje të gjeneratat e reja”, ka shkruar ndër të tjera Melinda vendim ky i cili nga disa prej fansave të saj nuk u prit edhe aq mirë.

Kjo kërkim falje erdhi pak pasi Ledri Vula gjatë një interviste të fundit ka thënë se nuk po i pëlqen që femrat po shahen nëpër këngë dhe se ato mund të bëjnë rep të mirë edhe pa sharë./Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here