Ballina Kryesore Nxehet moti, temperaturat sot dhe nesër arrijnë në 24 gradë Celsius

Nxehet moti, temperaturat sot dhe nesër arrijnë në 24 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht gjatë natës dhe pjesës së dytë të ditës së enjte.

Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, shtypja atmosferike sërish do të regjistrojë vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here