Gjendja e një shtëpie të vjetër po rrezikon qytetarët e Mitrovicës, sidomos fëmijët e shkollës “Abdullah Shabani” që frekuentojnë këtë pjesë për të shkuar në shkollë, raporton Ditori.
Të paktën kështu thonë banorët e lagjes “Harun Beka” ku edhe ndodhet kjo shtëpi, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre në adresë të portalit Ditori.
Përveç rrezikut nga shembja, sipas banorëve të kësaj pjese aty kundërmon erë nga kafshët e ngordhura si dhe nga shiringat e narkomanëve./Ditori/