Thursday, April 18, 2024
HomeShowbizBebe Rexha thyen rekordin botëror, bëhet artistja e parë në botë që...

Bebe Rexha thyen rekordin botëror, bëhet artistja e parë në botë që qëndron e para për 50 javë në dy top-lista të ‘Billboard’

Google search engine

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka shijuar suksese të shumta ndërkombëtare në muzikë gjatë karrierës së saj.

Google search engine

Së fundmi, ajo ka thyer një rekord botërore duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard.

Google search engine

Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’.

Ajo ka qëndruar për 50 javë e para në këto dy top-lista me hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim me David Guetta).

“Të kompozuarit e këngëve është pasioni im, pa marrë parasysh stilin e muzikës”, tha Rexha për Billboard në fillim të këtij viti.

“Unë kam qenë e bekuar që kam pasur këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top listat e zhanrit ‘electronic’ ashtu edhe në atë të ‘country’ është diçka për të cilën jam vërtet krenare. Të kem muzika ime rezonuese me kaq shumë njerëz dhe top lista në zhanre të shumta është e mahnitshme dhe do të thotë shumë për mua, pasi kurrë nuk kam dashur të futem në një kuti”, shtoi këngëtarja me origjinë shqiptare.

E lumtur me suksesin, Rexha ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e Billboard ku ajo citohej si rekordmene, ndërsa u shpreh më se mirënjohëse.

“Jam në shok. Mirënjohëse. E beakuar. E lumtur. Faleminderit te secili që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”, shkroi Bebe Rexha në platformën X.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments