Wednesday, April 10, 2024
HomeKult-ArtSHUKRIJE DEDINCA BOROVCI- JAM JETA VETË

SHUKRIJE DEDINCA BOROVCI- JAM JETA VETË

Google search engine

Jam femër…grua jam
jam jeta vetë
nuk ngjaj me Penelopen
të thurr e të ç’thurr pëlhurë për mbretin tim.
Jam vërtet një tjetër Penelopë qesh diellit sa lind…mbledh valë e dallgë në fustan…. shprish pëlhurën e dinakërisë…
Jam femër…grua jam…

Google search engine

dhe mbretin e lind dhe mbretëri i jap.
Jam shpirt njeriu
dhe sytë u lexoj
ndjej dhe ankthet tuaja
mundohem t’ua lehtësoj.
Nuk jam pronë
as peng e askujt

Google search engine

me bukuri sytë mund t’ju vras
Po nuk jam për t’u mshehur
dhe askund strukur
diellin dhe jetën
dhe unë dua të shijoj
si mua e si ju
një Zot na krijoi

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments