Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeHaxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e...

Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër

Google search engine

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhui, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se Kodi Civil pritet të hidhet në votim në Kuvend sërish gjatë këtij viti.

Google search engine

Ajo është shprehur optimiste se këtë herë do ta këtë përkrahjen e deputetëve të VV-së,  të cilët nuk e votuan herën e parë Kodin e ri, ku mes tjerash parashihet edhe martesa mes gjinive të njëjta.

Google search engine

Sipas saj, ky kod është shumë I rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për integrimin në BE, sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Siç jeni në dijeni, Kodi Civil është në agjendën legjislative, është një dokument i rëndësishëm që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të njeriut. Unë nuk mendoj që ka qenë e drejtë që janë marrë vetëm me një nen sepse trajton shumë institute, është thjesht në interes të qytetarëve të Kosovës, prandaj të gjitha partitë politike, mazhoranca e opozita e kanë për obligim që ta mbështesin atë, megjithatë ne gjatë kësaj kohe kemi qenë në diskutime me Grupin Parlamentar, me deputetët të cilët kanë pasur mendime të ndryshme nga atë që e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje por unë jam optimiste që kësaj radhe, gjegjësisht brenda këtij viti në momentin kur do ta procedojmë në Qeveri dhe në Kuvend, nuk do të dështojë sikurse herën e kaluar”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë, ka paralajmëruar edhe një vizitë në Kosovë të ekspertëve nga Këshilli i Evropës, e të cilët do të bëjnë vlerësimin për të drejtat e njeriut.

“Përndryshe për Republikën e Kosovës do të ishte e papranueshme sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Unë e kam theksuar, ne presim ekspertët nga Këshilli i Evropës që të vijnë brenda këtij viti në Kosovë për të bërë vlerësimet e tyre në raport me të drejtat e njeriut, prandaj do të ishte lajm pozitiv që të kalojë edhe Kodi Civil”, ka thënë Haxhiu për EO.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments