Ballina Kryesore Drita gjunjëzon Llapin në Gjilan, Malisheva shënon fitore të madhe ndaj ‘89-shit...

Drita gjunjëzon Llapin në Gjilan, Malisheva shënon fitore të madhe ndaj ‘89-shit në Mitrovicë


Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të xhiros së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore të thellë ndaj Llapit me rezultat 4-0, shkruan Gazeta Olle.

Që në pjesën e parë vendasit krijuan epërsi të thellë 3-0.

Ndonëse skuadra e Nuhiut dominoi në 45 minutat e para, të dy golat e parë erdhën nga penalltia, me realizator Besnik Krasniqi.

Ndërsa, goli i tretë erdhi në fund të pjesës së parë erdhi nga Almir Kryeziu.

Golin e fundit e shënoi Marko Simonovski në minutën e 57-të.

Ndeshje interesante u zhvillua në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Malishevës.

Mysafirët shënuan fitore të rëndësishme me rezultat 3-2.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Medin Bajramit në minutën e 25-të, teksa vendasit barazuan në fund të pjesës së parë nëpërmjet Mba.

Në pjesën e dytë, Malisheva shënoi edhe dy gola nëpermjet Alush Gavazajt (56’ dhe 69’).

Ndërsa golin e dytë për Minatorët e shënuan në fund, por nuk mjaftoi. /Gazeta Olle/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here