Ballina Hallakamë Abdixhiku, Kurtit: S’ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit 2...

Abdixhiku, Kurtit: S’ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit 2 minuta më parë


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qasjen e tij ndaj grevës së mësimdhënësve.

Ai tha se “komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim”.

I pari i LDK-së tha se nuk ka luftë të mësimdhënësve dhe komunave ndaj shtetit duke e komentuar kështu deklaratën e shefit të qeverisë i cili tha “se ta bojkotosh shkollën do të thotë ta bojkotosh shtetin”.

“Të dialogosh do të thotë të bashkëbisedosh. Të dëgjosh tjetrin e të dëgjojë tjetri. Komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim. Nga gabimi në gabim! Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit. Që të dy, komunat e mësimdhënësit janë vet shteti. Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi”.

Abdixhiku deklaroi se ndarja e 50 eurove për mësimdhënësit [sipas “Pakos për Përballjen me Inflacion”] është veç improvizim dhe nuk plotëson nevojat themelore të mësimdhënësve.

“Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura. Qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20% ta përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë. Për fillim, pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit tanë pa arrogancë e pa hezitim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here