Ballina Hallakamë Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025

Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025


Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 9-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në këtë mbledhje u propozua si pikë shtesë për rend të ditës; Propozim-vendim për lirimin e oborreve të shkollave të mesme dhe fillore për vendparkingje për mërgimtarët.

Më pas kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit me shumicë votash aprovuan këtë rend dite. Në vazhdim u miratuan këto pika; Draft- Rregullore për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës të paluajtshme të Komunës; Korniza Afatmesme Buxhetore- komunale 2023-2025; Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Mitrovicës së Jugut (pjesa e mbetur); Propozim-vendim për aprovim të transferit; Propozim-vendim për lirimin e oborreve të shkollave të mesme dhe fillore për vendparkingje për mërgimtarët; Kërkesë për mbështetje financiare për OJQ- në “Shoqata e grave të Mitrovicës për të drejtat e njeriut”; Kërkesë për mbështetje financiare “Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës”, si dhe Kërkesë për mbështetje financiare AFSHV “Shqipet e Vogla”.
Po ashtu në këtë seancë u diskutuan edhe Raport i Panelit përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të komiteteve konsultative; Raporti përmbledhës i Arsimit për periudhën 15 Janar -15 qershor 2022 dhe Raporti për gjendjen në shëndetësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here