Ballina Hallakamë “Djemt e Tavnikut” madhështojnë kujtimin për heroin Artim Jashari në 24 vjetorin...

“Djemt e Tavnikut” madhështojnë kujtimin për heroin Artim Jashari në 24 vjetorin e rënies së tij (FOTO)


“Djemt e Tavnikut” sëbashku me disa nga nxënësit e Shkollës Fillore “Migjeni” nën një organizim madhështor nderuan heroin Artim Jashari, shkruan Ditori.
Ata fillimisht u nisën duke marshuar nga Shkolla Fillore “Migjeni” deri te stacioni i autobusëve ku ndodhet tashmë busti i heroit Jashari.
Një fjalim të shkurtër e mbajti para nxënësve vet organizatori Doni Beshiri i cili duke i’u treguar atyre për heroizmin e Artimit kërkoi nga ta të jenë nxënës të shkëlqyeshëm siç ishte vet heroi.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës Bedri Hamza, Nënkryetari Arian Tahiri, Drejtoresha e Arsimit Drita Kadriu dhe Drejtori i Shëndetësisë Fahri Shabani dhe ish deputetja Besa Ismaili që u mirëpritën nga familjarët e Artim Jasharit.
Kujtojmë se më 6 maj 1999 Artim Jashari ra heroikisht te stacioni i autobusëve në Mitrovicë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat kriminele serbe duke i lënë dy të vdekur prej tyre e disa të plagosur.
Artimi shquhej edhe gjatë viteve 90-ta si aktivist i përbetuar për liri e mbrojtje të atdheut./Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here