Ballina Hallakamë Fehmi Agani, ndërtues urash me mendje briliante

Fehmi Agani, ndërtues urash me mendje briliante


Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar sot vrasjen nga forcat serbe të atdhetarit Fehmi Agani.

Për ish-nënkryetarin e LDK-së dhe ish-deputetin e Kosovës, Çitaku tha se ai veprimtara e tij kishte një rol udhëheqës në rezistencën paqësore të shqiptarëve.

“Më 6 maj 1999 forcat e sigurisë serbe ekzekutuan Profesor Fehmi Aganin. Agani ishte një ndërtues natyral i urave, i bekuar me një mendje briliante dhe një zemër të pastër. Ai luajti një rol udhëheqës gjatë rezistencës sonë paqësore në vitet 1990”, ka shkruar Çitaku.

Në përvjetorin e vrasjes së Aganit, edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nderoi figurën e tij, duke shtuar se ai vazhdon të jetë inspirim në rrugën politike të kësaj partie.

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit 19 vjet më parë, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.

Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë.

Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here