Ballina Kryesore Klitschko thotë se e synon rekordin historik, nëse do t’ia dalë të...

Klitschko thotë se e synon rekordin historik, nëse do t’ia dalë të rikthehet në boks


Wladimir Klitschko ka paralajmëruar se mund ta bëjë një rikthim të bujshëm në boks, por vetëm kur lufta në Ukrainë të ketë mbaruar dhe vendi i tij të mos kërcënohet më nga Rusia.

Ish-boksieri ukrainas ishte kampion bote në kategorinë e peshave të rënda për 11 vjet. Ai doli në pension në gusht të vitit 2017 pas humbjes së pësuar në meçin me Anthony Joshuan në fillim të atij viti.

46-vjeçari mund të nisë “ëndrrën” e tij për të thyer rekordin e George Foreman, për të qenë kampioni më i vjetër i botës në histori, në peshat e rënda.

“Nëse jam në formë të mirë, kush e di, ndoshta do të ëndërroj të thyej rekordin e George Foreman. Kjo më motivon të ngrihem çdo ditë dhe të merrem me sport. Secili ka motivimin e vet. Nuk dua të thyej nofullën, dua të thyej një rekord. E kam thënë para luftës dhe gjatë luftës për paqen në Ukrainë dhe kur të vijë paqja, ne do të flasim përsëri për të”, ka deklaruar Klitchsko.

Foreman ishte bërë sërish kampion bote në nëntor të vitit 1994, në moshën 45-vjeçare, pasi kishte mposhtur Michael Moorerin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here