Ballina Lajme Ritë “hulumtuesja shkencore”

Ritë “hulumtuesja shkencore”


Rita Ora është parë duke marrë diell në plazhin e bukur të Hawaii – kurse gjatë The Voice Australia ajo tregoi se si nëna e saj, Vera, luftoi me kancerin

Rita Ora ka vazhduar që të shijojë pushimet e saj me familje në Hawaii.

Këngëtarja kosovare u pa në plazh edhe kur temperaturat ishin rreth 24 gradë Celsius në shtetin e 50-të të Amerikës dhe ajo qartë është e lumtur pasi që ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Duke shfrytëzuar Instagramin, Rita (31) ka treguar trupin e saj seksi teksa ka marrë ngjyrë duke u relaksuar në diellin e paqësorit.

Këngëtarja, e cila ka ateruar në Hawaii nga Los Angeles një javë më parë, po ashtu ka shfrytëzuar mundësinë për ta gjurmuar vendin aty pari – në mesin e tyre edhe lokale dhe librari.

E veshur me një fustan të veçantë të stilit bohemian, ajo shihet duke shfletuar disa libra në një librari, e ku aty shihet edhe një vërari dhe një hekurudhë havaniane.

“Ora, hulumtuesja shkencore”, ka shkruar ajo poshtë kësaj foto.

Rita bëri që shumë njerëz të qajnë teksa foli për betejën e kancerit të gjirit të nënës së saj gjatë premierës së “The Voice Australia”, i cili pati shikueshmëri tepër të ulët gjatë transmetimit të tij të mërkurën që shkoi.

Këngëtarja u nxit për të folur për këtë pas tregimit të garueses Aleisha Gam, e cila foli për betejën me kancer të nënës së saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here