Ballina Diaspora Osmani: Me agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është...

Osmani: Me agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kancelarin federal të Austrisë, Karl Nehammer, nga i cili mori mbështetje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Siç thuhet në një komunikatë për media, temë e diskutimit me kancelarin Nehammer ishte edhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe efektet e tij në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani ka potencuar rrezikun e destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe aleati i saj Serbia, të cilin duhet ta parandalojmë në koordinim me aleatët tanë.

Më tej, Presidentja ka theksuar se me agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Presidentja Osmani tutje theksoi se unifikimi i Bashkimit Evropian kundër agresionit rus ndaj Ukrainës duhet të përcillet me veprime të unifikuara të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar anëtarësimin e shteteve të rajonit në BE.

Sipas Osmanit, qëndrimi i Kosovës për Ukrainën është në përputhje të plotë me qëndrimin e BE-së, SHBA-së dhe të gjitha vendeve demokratike.

Në takim me kancelarin Nehammer, është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të dyanshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here