Ballina Diaspora Ndizen flakadanët e lirisë në kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari

Ndizen flakadanët e lirisë në kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari


Prekazi ka ndezur flakadanët e lirisë për të kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mbi 50 të vrarëve të familjes së tij.

Ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin, ka bërë bashkë me qindra qytetarë shqiptarë të shumë vendeve.

Në vendin ku pushojnë trupat e Jasharëve të vrarë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, është organizuar riti tradicional simbolizues “Nata e Zjarreve”, i cili shënon përfundimin e manifestimit në këtë 24-vjetor, të njohur si Epopeja e UÇK-së.

“Nata e Zjarreve” vazhdon me program kulturor-artistik në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here