Ballina Diaspora 15 familjarë iu vranë në luftë, mitrovicasi vetëvaret në gjykatën franceze

15 familjarë iu vranë në luftë, mitrovicasi vetëvaret në gjykatën franceze


Një kosovar, i dha fund jetës së tij, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës.

41-vjeçari, Fitim Uka i dha fund jetës të mërkurën në bodrumin e gjykatës së Bordo. Ai kishte refuzuar të hipte në një fluturim dy ditë më pare, dhe rreziku i vetëvrasjes ishte sinjalizuar nga një hetim i shpejtë social.

“Ai ka preferuar ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekjen, më shumë sesa ta kthejnë në vendin e tij”, tha një avokate e qytetit të Bordos.

“Ai vetëvar me lidhëzen e kapelës së xhupit të tij. Policia, pastaj zjarrëfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Quhej Fitim Uka. Ai ishte 41 vjeç. Ai ishte kosovar”, thuhet në mediat franceze.

Sipas elementëve të parë të hetimit për gjetjen e shkaqeve të vdekjes të zbuluara nga prokuroria e Bordosë pikërisht në ditën e vdekjes, Uka ishte sjell në mëngjes dhe do të gjykohej pasdite si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit të largimit.

“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam dhe më pas në Prishtinë,” shpjegon avokati i tij, z. Abraham Hervé Diompy, avokat i detyrueshëm për Institutin për Mbrojtjen e të Huajve të Barit në Bordo.

Klienti i tij nuk donte t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordo, shkruan lemonde.fr, transmeton Klankosova.tv.

E historoa e Fitim Ukës është rikonstruktuar sipas deklaratave të tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokati Me Diompy, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar.

“Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tii. Ai kishte ikur nga vendi bashkë me vëllanë, I cili u vendos në Alsace. Ai më nuk ka familje atje”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here