Ballina Hallakamë Vuçiq ndan fotografi me Ramën e Zaevin në Shqipëri: ”Ballkani i hapur”,...

Vuçiq ndan fotografi me Ramën e Zaevin në Shqipëri: ”Ballkani i hapur”, nismë e jashtëzakonshme


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po darkojnë sonte në Elbasan.

Vuçiq, në Instagram, ka publikuar një foto me Ramën dhe Zaevin, përcjell Klankosova.tv.

Bashkë me fotografitë, Vuçiq shkruan se ”Ballkani i hapur” është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë ‘Ballkanin e hapur’ një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë që njerëzit të jetojnë të lirë në rajon, në çdo qytet dhe fshat. Do të punojmë më fort që të çojmë përpara bisedime të rëndësishme lidhur me këtë nismë,” shkruan ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here