Ballina Kryesore ShSKUK: Pacientët me COVID-19 nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën...

ShSKUK: Pacientët me COVID-19 nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive


Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga nesër pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID – 19 duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.

Përmes një njoftimi për media, ShSKUK ka njoftuar se pacientët post-Covid do të drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.

Njoftimi i plotë:

Pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit  për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator,  e shtunë, do të transferohen në Klinikën  Infektive.

ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e  Klinikës Infektive.

Pacientët post-covid, drejtohen në ambulancën e  Klinikës së Pulmologjisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here