Ballina Hallakamë “Ky njeri jo komunën po edhe shtetin mund ta udhëheqë”

“Ky njeri jo komunën po edhe shtetin mund ta udhëheqë”


Fadil Maloku, profesor doktor në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Sociologjisë, ka vlerësuar lart kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza.
Maloku përmes një postimi ka lavdëruar paraqitjen televizive të Hamzës në një debat në ATV.
Tutje profesori ka shkruar se Hamzën nuk e ka takuar asnjëherë, por nga ekpozimi i ideve të tij për qeverisjen komunale, është gjynah të mos fitojë ai.
Postimi i plotë:
“Shkurt; Haku nuk i hahet!
Në Atv kandidati për Mitrovicë, Z. Bedri Hamza (të cilin në jetën time kurrë s’e kam takuar) është duke ekspozu idetë dhe kornizën e tij për qeverisje komunale.
Është gjynah mos me fitu ky njeri!
Ky lëre komunën po edhe shtetin mundet pa asnjë telashe me ta udhëheq!
S’ka lidhje partia, si individ e meriton!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here