Ballina Kryesore Klauzola e fshehtë e Neymarit, paguhet mbi 500 mijë euro në muaj...

Klauzola e fshehtë e Neymarit, paguhet mbi 500 mijë euro në muaj për diçka shumë të thjeshtë


Nënshkrimi i Neymarit për Paris Saint-Germainin bëri bujë të madhe në vitin 2017.

PSG theu rekordin duke paguar mbi 200 milionë euro për ta transferuar nga Barcelona dhe tani një klauzolë e pazakontë është zbuluar.

El Mundo raporton se braziliani përfiton shumën prej 541,689 euro çdo muaj për të qenë i sjellshëm, i përpiktë, miqësor dhe i qasshëm për fansat. Kjo klauzolë ndalon atë për kritikuar publikisht taktikat e klubit.

Kontrata e Neymarit kërkon nga ai të përshëndesë tifozët para dhe pas çdo ndeshje dhe thotë se duhet t’i shmang çdo lloj komenti për zgjedhjet taktike të ekipit dhe të shmang komentet negative publike ndaj klubit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here