Ballina Kryesore Challandes publikon listën për ndeshjet e shtatorit

Challandes publikon listën për ndeshjet e shtatorit


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja dardane grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here