Ballina Lajme Dhurata Dora arrin 20 milionë shikime me këngën “Harrom”

Dhurata Dora arrin 20 milionë shikime me këngën “Harrom”


Kënga është publikuar në muajin dhjetor me datën 22.

Balada “Harrom” e Dhurata Dorës ka arritur një shikueshmëri të lartë për vetëm dy muaj në platformën sociale YouTube, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit deri më sot ka marrë 20 milionë shikime duke arritur një sukses ndoshta edhe të pritur nga Dhurata, pasi njihet për projektet muzikore hite të saj qofshin solo apo bashkëpunim.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe këngëtarja duke e publikuar në storien e saj në Instagram ku i ka falënderuar fansat e saj dhe në të njëjtën kohë ka shkruar se është gati për të publikuar diçka të re.

Ndryshe, sipas disa postimeve në rrjete sociale aludohet se Dhurata është në përgatitje të klipit të këngës së re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here