Ballina Lajme Gold AG pushon në Durrës: Nuk mundem pa Shqipni, sikur toka pa...

Gold AG pushon në Durrës: Nuk mundem pa Shqipni, sikur toka pa shi


Gold AG po relaksohet në Shqipëri.

Reperi Gold AG ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të shijuar disa ditë pushimi në Durrës, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, artisti ka publikuar një fotografi, në mbishkrimin e së cilës tregon dashurinë që ka për këtë vend.

“Une s’muj pa Shqipni sikur toka pa shi”, ka shkruar Goldi sipër fotos, ku mori komente e pëlqime të shumta nga ndjekësit.

Në këtë udhëtim, reperi po shoqërohet nga gruaja e tij Ermira dhe djali Guerili.

Ndryshe, “Jem Ilira, jem Teuta” mban titullin kënga e fundit e Gold AG, në duet me Nikollë Nikpreljan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here