Ballina Diaspora Idrizi: Unë do të angazhohem që programin e #Rimëkëmbjes ta përkthej në...

Idrizi: Unë do të angazhohem që programin e #Rimëkëmbjes ta përkthej në projekte konkrete, e në veçanti për Mitrovicën.


DITORI ZGJEDHOR – Intervista me Valdete Idrizin
Sonte në rubrikën ‘Ditori Zgjedhor’ publikojmë Intervistën me kandidaten e PDK-së për deputete, znj.Valdete Idrizin.
Ditori: .Znj.Idrizi ju tashmë për here të dytë kandidoni për deputete, heren e parë fituat ulësen, a mendoni se do të merrni mbështetjen e njejte edhe këtë here?
Idrizi: Shpresoj se po. Anipse mandati im i parë si deputete ka qenë i shkurtë, unë kam qenë aktive dhe kam arritë të adresoj shqetësimet e qytetarëve në komisione si dhe ne seanca parlamentare. Poashtu kam inicuar debat parlamentar për problemet e shqiptarëve në veri dhe kthimin e tyre. Poashtu kam organizuar vizita me deputetë tjerë në veri po edhe ne vende tjera. Kam arritë të siguroj buxhetin për dy projekte në rajonin e Shalës së Bajgorës.
Ditori: Pse vendoset t’i qëndroni besnike PDK-së ?
Idrizi: Partia Demokratike është parti institucionale, është parti me traditë, parti e vlerave dhe parti që ka dëshmu se është e hapur për njerëz të ri që ia dojnë të mirën vendit. PDK edhe si parti opozitare edhe në këtë vit dëshmoi se është gjithmonë afër qyterarëve. Anipse në opozitë në këtë vit pandemik ka luajt një rol kyç. Asnjë ligj e që ishte vital për jetët e qytetarëve nuk do të kalonte si psh buxheti, me ndryshimet e nevojshme. PDK me veprime tregoi se nuk është opozitë ndaj shtetit dhe qytetarëve, por ndaj pushtetit. Në çdo fazë të shtetndërtimit PDK ka luajtur rol kyç, sepse ka dije, ka guxim dhe ka vizion se si ta çojë vendin drejt zhvillimit dhe integrimit.
Ditori: Çka ju shtyri të rikandidoni dhe pse njerëzit duhet ta votojnë Valdete Idrizin ?
Idrizi: Thuajse për dy dekada me radhë si aktiviste dhe si politikane, unë gjithmonë jam përpjekur të iu qendroj afër qytetareve. Unë jetoj në Mitrovicë dhe nje nga arsyjet se pse unë kandidoj lidhet ngushtë me vizionin dhe vullnetin për ta ndryshar qytetin dhe Kosovën tonë.
Gjatë përvojës time profesionale dhe në mandatin tim të parë si deputete e në legjislaturën e fundit, vazhdimisht jam angazhuar për të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të drejtat e banorëve shqiptarë te veriut dhe komuniteteve tjera jo serbe atje, dhe siç e dini unë në mënyrë të vazhdueshme kam kërkuar drejtesinë e munguar për të gjitha viktimat e luftës.
Anipse në opozitë kam arritë që të sjellë projekte vitale për rajonin e Shalës së Bajgorës dhe të paraqes amandanentet për Mitrovicën, dhe kauzat tjera që
Një mandat tjetër për mua do të thotë vazhdim i punës që kam filluar, i nismave që kam inicuar në Kuvend dhe angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien e qytetarëve.

Ditori:
Na tregoni diçka më shumë për familjen tuaj?

Idrizi:
Unë jam lindë e rritë në një familje të madhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Vijmë nga Ceraja e bukur, Ceraja e shkrimtarëve, atdhetarëve e intelektualëve. Ceraja e njerëzve të urtë e të dashur.
Kam nënën, katër vëllezër e dy motra. Baba jonë të cilin e kisha dhe e kam udhërrëfyes, na ka lënë herët. Ka vdekë në moshë të re. Ka qenë minator, aktivist i madh edhe në pajtim të gjaqeve, dhe një politikan i Zoti.
Dajët i kam nga fshati Çabër, një fshat i mrekullueshëm. Jetoj dhe jam e martuar me Rexhepin tashmë më tepër se 13 vjet, anipse ai kohë pas kohe i duhet të udhëtoj në Gjermani tek familja e tij e cila jeton atje mbi 40 vjet.
Rexhepi, anipse është rritë në Gjermani ai e don Kosovën. E kemi gjyshen, apo supergjyshen tonë Bahtijen, e cila në maj mbush 106 vjet, të cilën e kemi dritë dhe burim energjie e dashnie e gjithë familja.
Unë jam e bekuar që kam përkrahje të madhe nga familja e ngushtë dhe e gjerë.
Ditori: Cilat janë premtimet tuaja kryesore që mendoni se do t’i realizoni në rast se merrni votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete e Parlamentit të Kosovës?
Idrizi: Per mua do të thotë zotim e betim për t’i ndjekur e për t’i realizuar kauzat e mia jetësore.
Unë do të angazhohem që programin e #Rimëkëmbjes ta përkthej në projekte konkrete, e në veçanti për Mitrovicën.
-Do të vazhdoj të jem zë i arsyeshëm dhe i fuqishëm i Mitrovicës;
-Angazhimi im për të drejtat e njeriut, të drejtat e vajzave dhe grave do të jenë prioritet.
-Kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e veta në veri, projektet konkrete për Mitrovicën dhe Shalën e Bajgorës do të jenë prioritet për mua.
-Të rinjtë e pleqtë meritojnë më shumë, më mirë
-Do të vazhdoj të angazhohem për drejtësinë e munguar për drejtësinë e munguar për të gjitha viktimat e luftës; kërkimin për të gjithë të pagjeturit!
Thjesht, do të jem afër qytetarëve, në shërbim të tyre për mirëqenie dinjitoze, shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë e zhvillimi të vendit.
Qytetarët meritojnë më shumë. Të gjithë meritojmë më shumë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here