Ballina Kryesore Reagimi i Klopp pas humbjes së Liverpoolit nga Manchester United

Reagimi i Klopp pas humbjes së Liverpoolit nga Manchester United


Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se skuadra e tij nuk luajti në nivelin më të lartë për ta shmangur eliminimin nga FA Cup në duart e Manchester Unitedit, pavarësisht sa fort e deshi fitoren.

Goli i mrekullueshëm i Bruno Fernandesit nga gjuajtja e lirë në minutën e 78-të ia siguroi Manchester Unitedit fitoren 3:2 kundër Liverpoolit dhe njëkohësisht kalimin në rrethin e pestë të FA Cup të dielën, raporton Gazeta Express.

Mohamed Salah e kishte kaluar Liverpoolin në epërsi në një ndeshje drithëruese në Old Trafford, para se Unitedi ta përmbyste rezultatin përmes Mason Greenwood dhe Marcus Rashford.

Sulmuesi egjiptian e ktheu skuadrën e Kloppit të lojë duke e barazuar rezultatin, por vetëm përkohësisht, pasi Fernandes i ardhur nga stoli e pati fjalën e fundit duke realizuar gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

United i Ole Gunnar Solskjaer kalon në rrethin e pestë ku do të përballet me West Hamin, ndërsa Liverpooli eliminohet shumë herët edhe një herë tjetër.

Duke folur pas ndeshjes, Klopp tha: “Patëm çaste të mira dhe pastaj disa gabime te golat. Nëse dëshiron të fitosh këtu, atëherë duhet të luash patjetër në nivelin e tënd më të lartë dhe ne nuk ishim.

Ai shtoi: “Mund të mësojmë nga kjo ndeshje, sepse në përpiqemi të mësojmë nga çdo ndeshje. Ishte një ndeshje e vështirë. Ne deshëm të fitonim patjetër, por sonte nuk mjaftoi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here