Ballina Diaspora 33 veta vdiqën pasi morën vaksinën kundër Covidit, deklarohen autoritetet norvegjeze

33 veta vdiqën pasi morën vaksinën kundër Covidit, deklarohen autoritetet norvegjeze


33 persona mbi moshën 75 vjeç vdiqën në Norvegji pasi u vaksinuan për Covid-19, por autoritetet shëndetësore të këtij vendi thanë se nuk ka “lidhje direkte” mes vdekjes së tyre dhe injeksionit.

“Të gjithë këta persona kanë pasur sëmundje të rënda. Është fare e qartë se koronavirusi është shumë më i rrezikshëm për shumicën e pacientëve sesa vaksina. Nuk ka vend për alarm”, deklaroi Steinar Madsen, drejtor i Agjencisë Medicinale të Norvegjisë.

Por, ai pranoi se efektet e lehta anësore të vaksinës mund të çojnë pacientë të caktuar në një gjendje më të rënduar të sëmundjes që vuajnë, duke ia lënë në dorë mjekëve që të vendosin për njerëz të caktuar nëse duhet ta bëjnë apo jo vaksinën.

Zyrtarët norvegjezë nënvizuan se në azile vdesin 400 njerëz çdo javë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here