Ballina Kryesore Salah: Dua të qëndroj në Liverpool sa më gjatë

Salah: Dua të qëndroj në Liverpool sa më gjatë


Mohamed Salah është zotuar se do t’ia përkushtojë të ardhmen e vet Liverpoolit, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Anfield sa më gjatë që është e mundur.

Përfaqësuesi i Egjiptit, i cili është golashënuesi më i mirë në Premierligë tani për tani këtë sezon me 13 golat e tij, ka marrëveshje me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023

Por Salah është zotuar se dëshiron të qëndrojë edhe përtej vitit 2023 dhe të vazhdojë të thyejë rekorde me të kuqtë.

Megjithatë, pak para Krishtlindjes, në një intervistë të rrallë Salah u shpreh i zhgënjyer që s’u emërua kapiten për ndeshjen e Liverpoolit kundër FC Midtjylland në Ligën e Kampionëve, duke nxitur thashetheme duke folur për Barcelonën dhe Real Madridin, të cilat i quajti klube të mëdha.

I pyetur për të ardhmen nga televizioni norvegjez TV2, Salah tha: “Nuk e di. Nëse më pyet, them se dëshiroj të qëndroj këtu sa më gjatë që mundem, por, siç e kam thënë edhe më parë, është në duart e klubit”.

“Gjithmonë do ta jap 100 përqindëshin deri në çastin e fundit që jam në këtë klub dhe dëshiroj të fitoj sa më shumë trofe që mundem”, shtoi ai./Gazeta Express

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here