Ballina Hallakamë Ka filluar gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Komunës së...

Ka filluar gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës


Drejtuar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.
Fillimisht drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Ismet Ferizi, ka informuar të pranishmit lidhur me fillimin e gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/21, ku drejtorët e shkollave së bashku me DKA dhe stafin tyre ndihmës kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e parapara për fillimin e këtij gjysmëvjetori, duke theksuar se janë furnizuar me lëndë djegëse për ngrohje me kohë dhe ka mjaftueshëm për të gjitha shkollat.
Po ashtu drejtori Ferizi ka potencuar se në këtë gjysëmvjetor parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e MASH. Dhe se të gjitha shkollat në Komunën e Mitrovicës falë donacionin nga UNICEF-i janë të furnizuara mirë me material higjienik dhe dezinfektues, dhe do të shërbejnë për nxënësit e atyre shkollave.
Gjithashtu Bordi diskutoi edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve, ku pati edhe propozime të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullimin më të mirë të funksionimit në secilën drejtori dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here