Ballina Hallakamë Vërshimet në Kosovë, mobilizohet Qeveria në detyrë

Vërshimet në Kosovë, mobilizohet Qeveria në detyrë


Dëme të shumta janë shkaktuar në komuna të ndryshme të Kosovës shkaku i reshjeve.

Për këtë arsye sot do të mbahet një takim mes kryetarëve të Komunave dhe kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës në ora 10.00 organizon takimin virtual me z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës me kryetarët e komunave për të diskutuar gjendjen pas vërshimeve nga reshjet e fundit në komunat e Kosovës, dëmet e shkaktuara, vlerësimi i dëmeve dhe kompensimi i tyre”, ka bërë të ditur për Express, kryetari i asociacionit të komunave, Sazan Ibrahimi.

Për takimin kanë njoftuar edhe nga Qeveria në detyrë përmes një njoftimi për media.

“Sot, Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Çuni dhe ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami, do të realizojnë një takim virtual me kryetarët e komunave, ku do të diskutohet për gjendjen pas vërshimeve. Takimi Virtual do të fillojë në orën 10:00 dhe mund ta ndiqni LIVE nga FB i Kryeministrit Hoti”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here