Ballina Diaspora Vetëvendosje: Politika e jashtme kosovare ka degraduar

Vetëvendosje: Politika e jashtme kosovare ka degraduar



Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti ka thënë se shkarkimi i konsujve nga ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, është vendim i drejt pasi që caktimi i tyre është bërë jashtëligjshëm.

“Janë hapa të duhur dhe shpresojmë që janë hapat e parë në kuadër të një procesi të vendimeve që do të duhej t’i merrte ushtruesja e detyrës së presidentit zonja Osmani sepse përveç caktimeve në misione të cilat janë bërë në mënyrë të parregullt kemi edhe gradimeve që janë bërë jashtëligjshëm që ka qenë gjithashtu edhe aty i përfshirë ish presidenti Thaçi”.

Ahmeti ka thënë se deklarata e kryeministrit Avdullah Hoti se ai nuk ka dijeni për emërimin e këtyre konsujve,  tregon që Kosova realisht nuk ka Qeveri.

“Kjo tregon që realisht në Kosovë nuk kemi Qeveri. Pra është një urgjencë e madhe e rrejshme e partive të vjetra që të zgjedhin një president të ri sepse thonë se nuk kemi president por që realisht presidente kemi. Po vepron në vendosjen e ligjit por çfarë nuk kemi është Qeveria. Është e pabesueshme që një kryeministër legjitim sikur ky që e kemi të mos e dijë dhe të mos arrij të menaxhojë ministri të cilat i ka në kabinetin e tij”, ka shtuar ai.

Ahmeti ka thënë se politika e jashtme kosovare ka degraduar jashtëzakonisht shumë.

“Politika e jashtme kosovare ka degraduar jashtëzakonisht shumë në dy shtyllat e saj sikurse në qëndrimet politike të cilat kanë degraduar me zotimet personale të Hotit në Washington me 4 shtator. Sikur në mekanizmin e politikës së jashtme që është Ministria e Punëve të Jashtme dhe shërbimi diplomatik ku bëhen caktime në misione si këto të fundit që i pamë e nuk ka as koordinim dhe as menaxhim të përbashkët brenda Qeverisë” ka përfunduar Ahmeti për EO.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për emërimin e konsujve të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Nga zyra e Presidencës thuhet se sa i përket tri rasteve të para, emërimet janë bërë në kundërshtim me ligjin pasi janë hapur konsullata të përgjithshme në qytete ku dhe ka ambasada.

Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili sipas njoftimit nuk ishte marrë për bazë nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here