Ballina Kryesore Shkaku i Kombëtares, shtyhen dy xhiro të Superligës

Shkaku i Kombëtares, shtyhen dy xhiro të Superligës


Shkaku i dy ndeshjeve të ekipit kombëtar të Kosovës në nëntor, Superliga do të vazhdojë në muajin dhjetor. Basketbollistët e Kosovës do të jenë në karantinë për 10 ditë për t’u bërë gati për duelet me Sllovakinë dhe me Islandën

Dy xhirot e ardhshme të Prince Caffe Superligës janë shtyrë për më vonë, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, Federata e Basketbollit të Kosovës e mori këtë vendim për shkak të dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në muajin nëntor.

Në fakt, Verdhekaltrit pas 10 ditësh do të luajnë në fazën parakualifikuese evropiane për Kupën e Botës 2023.

Që nga e mërkura basketbollistët e Kosovës do të grumbullohen nën drejtimin e përzgjedhësit Christos Marmarinos.

Ata nuk do të kenë kontakte me familjarët e tyre dhe bashkëlojtarët në klubet ku aktivizohen.

E gjithë kjo për ta shmangur një infektim eventual me COVID-19 të delegacionit kosovar.

Pra, shtyrja e dy xhirove të Superligës është bërë për shkak se basketbollistët e ekipit kosovar do të karantinohen deri para ndeshjeve të radhës.

Kosova do të luajë me Sllovakinë më 26 dhe me Islandën më 28 nëntor në Bratisllavë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here