Ballina Lajme Biletat për koncertin virtual të Dua Lipës janë në shitje edhe për...

Biletat për koncertin virtual të Dua Lipës janë në shitje edhe për Prishtinë dhe vendet e rajonit


Dua Lipa së shpejti mban koncert virtual.

Pandemia ua ka ndryshuar edhe metodat e punës këngëtarëve, të cilët janë mësuar që gjithmonë të jenë afër fansave të tyre, shkruan lajmi.net.

Nga koncertet në skena të mëdha, ata kanë filluar t’iu rikthehen koncerteve virtuale, të cilat mbahen në distancë nga publiku.

Një të tillë e ka paralajmëruar Dua Lipa, e cila planifikon ta realizojë më 27 nëntor, ndërsa biletat për këtë koncert janë në shitje tash e sa ditë.

Përmes një postimi të fundit, babai dhe njëherësh menaxheri i saj, Dukagjin Lipa, bëri të ditur se biletat janë të qasshme edhe për Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

“Merre tiketën tënde tani ekskluzivisht në @festtix (linku në bio bio) për Dua Lipa / Studio 2054 performancën live”, shkruan ndër të tjera Lipa.

Dua ka paralajmëruar shumë befasi për këtë koncert, e një prej tyre është pjesëmarrja e yllit të muzikës pop, Miley Cyrus, me të cilën edhe e ka realizuar së fundi një këngë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here