Ballina Diaspora Thaçi, Veseli e të tjerët nesër në seancë – Avokati tregon se...

Thaçi, Veseli e të tjerët nesër në seancë – Avokati tregon se çka do të diskutohet


Avokati Mahmut Halimi është shprehur se në seancën e nesërme në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat e sigurisë.

“Të them të drejtën është sipas gjithë gjasave, nesër do të mbahet një konferencë që do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë.

Do të shtrohen disa çështje, të cilat janë të lidhura me rregullat e procedurës së tribunalit të Gjykatave të Specializuara. Është tepër herët për të thënë që çfarë do të ndodhë.

Përmbledhja është kjo, që nesër është ajo seancë që mund të bëhet fjalë për çështjen e masave, a do të hiqet paraburgimi, propozimet e dorëzuara më shkrim. Mbrojtësit kanë pasur kohë për të dorëzuar propozimet e tyre”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Avokati theksoi më tej se në seancën dëgjimore ish-krerët e UÇK-së u mbrojtën në mënyrë profesionale.

“Mund të them se mbrojta e cila është prezantuar në seanca dëgjimore, është prezantuar në mënyrë profesionale.

Profesionalizmit mund të tregohet më vonë, në ballafaqimet  e lëndës me provën, me dëshmitë”, tha ai.

“Çështja e mandatit të Gjykatës Speciale, gjithsesi duhet të preket. Mandati i Gjykatës Speciale ka qenë për 5 vite dhe ka skaduar, në muajin gusht mesa di unë. Ai mandat ka skaduar”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here