Ballina Lajme “Pse ke shtuar kaq shumë peshë?” Këngëtarja i kthehet ashpër ndjekësit të...

“Pse ke shtuar kaq shumë peshë?” Këngëtarja i kthehet ashpër ndjekësit të saj


Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret më të spikatura e më të veçanta, kjo për shkak stilit të saj të veçantë, projekteve  muzikore që ajo po publikon e shumëçka tjetër, shkruan Express Rozë.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj ishte ”Baby I’m jealouls” dhe ajo po rezulton mjaftë e sukesshme kështu duke u shoqëruar me miliona klikime në Youtube.

Bebe Rexha vazhdimisht ka pasur gjykime sa i përket peshës së saj, këtë e ka treguar edhe vet në shumë intervista por edhe në rrjete sociale, madje ajo ka treguar se kjo i ka penguar edhe në industrinë muzikore.

Ajo shumë shpesh ka dhënë mesazhe lidhur me këtë gjë, dhe vazhdimisht ka dashur të tregoj se njerëzit nuk duhet gjykuar në këtë mënyrë, por si duket këngëtarja është duke u gjykuar ende.

Së fundmi këngëtarja ka komunikuar me ndjekësit e saj virtualisht, dhe një gjë që nuk e ka pritur aspak mirë këngëtarja ishte një pyetje ku kishte të bënte me peshën e saj.

“Je shëndoshur, pse ke shtuar aq shumë?”, e ka pyetur ndjekësi këngëtaren.

Këngëtarja nuk e ka lënë me kaq, dhe ajo ka një përgjigje lidhur me këtë:

“E para nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë po e thotë një burrë.” Ia ktheu këngëtarja.

Më pas ajo ka treguar edhe arsyen pse ajo ka shtuar në peshë kohët e fundit.

“Mendoj se është shumë pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin Marr ilaçe për shëndetin tim dhe ato më bëjnë të shtoj peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes”, ka përfunduar Rexha.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here