Ballina Lajme Sa janë të pasura Rita Ora dhe Dua Lipa?

Sa janë të pasura Rita Ora dhe Dua Lipa?


Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora janë futur në listën e më të pasurve në Britani.

Lista e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30-vjeç u publikua nga revista “Heat”.

Dua Lipa mban vendin e 15-të me një pasuri me vlerë 11.8 milion paund.

Revista shkruan se Dua Lipa rriti të ardhurat me 9 milionë paund që nga viti 2018 për shkak të kontratave me Jaguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL

Ndërkohë Rita Ora mban vendin e 13-të me pasuri 17.8 milionë paund. Por revista shkruan se të ardhurat e saj nuk kanë ardhur nga muzika por nga marrëveshjet mjaft fitimprurëse me markat e famshme si Adidas dhe Cola-Cola.

Ajo ka një pronë 3.5 milionë paund afër familjes Beckham dhe i bleu prindërve të saj një rezidencë 1.3 milionë paund në Kosovë.

Ndërkohë vendi i parë mbahet nga Ed Sheeran me pasuri 170 milionë paund.

Pas Ed Sheeran, në vendin e dytë vjen aktori i “Harry Poter”, Daniel Radcliffe me pasuri 90 milionë paund, ndërsa në vendin e tretë qëndron Harry Styles me pasuri 64 milionë dollarë.

Lista e “Heat”:

Ed Sheeran, 28, (£170m)

Daniel Radcliffe, 30, (£90m)

Harry Styles, 25, (£64m)

Emma Watson, 29, (£57m)

Niall Horan, 26, (£54.8m)

Little Mix (£50m)

Louis Tomlinson, 27, (£46m)

Liam Payne, 26, (£44m)

Cara Delevingne, 27, (£39.5m)

Zayn Malik, 26, (£38m)

Sam Smith, 27, (£34m)

Aaron Taylor-Johnson, 29, (£21m)

Rita Ora, 28, (£17.8m)

Stormzy, 26, (£12m)

Dua Lipa, 24, (£11.8m) 

The 1975, (£10.9m)

Sophie Turner, 23, (£8.5m)

Daisy Ridley, 27, (£8.4m)

Nicholas Hoult, 29, (8.3m)

Dev Patel, 29, (£7.5m)

John Boyega, 27, (£6.6m)

Sam Faiers, 28, (£6.3m)

Joey Essex, 29, (£6.3m)

Tommy Mallet, 27, (£5.2m)

Maisie Williams, 22, (£4.5m)

George Ezra, 26, (£4.4m)

Jess Glynne, 30, £4.4m

Olivia and Alex Bowen, 25 and 28, (£4.3m)

Billie Faiers, 29, (£3.6m)

Tom Holland, 23, (£3.5m)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here