Ballina Lajme 50 Cent i reagon Bidenit për rritjen e tatimeve: Nuk dua të...

50 Cent i reagon Bidenit për rritjen e tatimeve: Nuk dua të bëhem 20 cent


50 Cent ka reaguar pas planit të Joe Biden lidhur me tatimet.

Shumë prej fytyrave publike kanë deklaruar publikisht preferencat e tyre për kandidatin për president në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndër ta është edhe reperi 50 Cent, i cili e mbështet haptas kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.

Një arsye përse ky artist po e mbështet Trumpin është fakti që kundërkandidati, Joe Biden planifikon t’i rritë tatimet.

Sipas tij, me këtë gjë 50 Cent do të shndërrohet në 20 Cent.

“Po, nuk dua të jem 20 Cent. 62 për qind (plani i Biden për rritjen e tatimeve) është ide shumë, shumë e keqe. Nuk më pëlqen”, shkruan reperi në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu ka reaguar edhe në Instagram, duke shkruar “Po i bëj gati valixhet, të gjithë që kanë para do të ikin”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here