Ballina Lajme Ava Max shpreh dëshirën për të ardhur në Shqipëri, rrëfen vuajtjet e...

Ava Max shpreh dëshirën për të ardhur në Shqipëri, rrëfen vuajtjet e familjes së saj: Nuk dinin gjuhën angleze, ishin pa para


Ava është lidhur me Skype aty ku folur shqip dhe ka treguar se ka lindur në SHBA mirëpo babain e ka me origjinë nga Qeparo ndërsa mamin nga Saranda.

Ava Max është një nga këngëtaret shqiptare që po korr sukses në industrinë muzikore botërore dhe pavarësisht kësaj nuk harron ta përmend faktin se është me origjinë nga Shqipëria.

Këngëtarja ka dhënë dhe intervistën e saj të parë për mediat shqiptare. Për programin “Ditë e re” Ava është lidhur me Skype aty ku folur shqip dhe ka treguar se ka lindur në SHBA mirëpo babain e ka me origjinë nga Qeparo ndërsa mamin nga Saranda.

Ava tregon gjatë intervistës se kishte shumë dëshirë të vinte në Shqipëri mirëpo pandemia i ka prishur shumë punë.

“Dua shumë të vi, kam shumë familjarë atje që më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën.  Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here