Ballina Kryesore Spastrim te Barcelona – pas humbjes ndaj Bayern, vetëm katër lojtarë nuk...

Spastrim te Barcelona – pas humbjes ndaj Bayern, vetëm katër lojtarë nuk janë në shitje

Barcelona do t’i vë të gjithë lojtarët në shitje.

Humbja turpëruese ndaj Bayern Munich e ka vendosur Barcelonën në krizën më të madhe viteve të fundit.

Katalanët po përgatiten për ndryshime rrënjësore në skuadër dhe duket se këtë verë mund të ketë shumë largime.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, vetëm katër lojtarë të Barcelonës nuk janë në shitje, përcjell lajmi.net.

Lionel Messi, Frenkie de Jong, Clement Lenglet dhe Marc Andre ter Stegen janë të vetmit që nuk preken.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e radhës që pritet të fillojnë me shkarkimin e trajnerit Quique Setien.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here