Ballina Lajme Beyonce vishet nga kreatorët e njohur shqiptarë edhe në projektin më të...

Beyonce vishet nga kreatorët e njohur shqiptarë edhe në projektin më të ri që sapo e publikoi


Mbretëresha e muzikës pop, Beyonce, pak ditë më parë prezantoi filmin e saj “Black is King”.

Me këngë të fuqishme dhe performancë të mahnitshme në formën e një albumi vizual, krijuesja e hitit “Run the World (Girls)” bëri një rrëfim të veçantë, ku mes tjerash trajtoi historinë e njerëzve me ngjyrë dhe traditës afrikane.

Në projektin madhështor, ajo ka bashkuar forcat sërish me stilistët shqiptarë “Kujta & Meri” – teksa kjo nuk është hera e parë

Këta të fundit përmes një postimi të ndarë në Instagram treguan se si ishte kjo eksperiencë për ta.

“Aspak i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa veshjeve të filmit të shkurtër të Beyonces “Black is King”. Pamja e divës me “Kujta & Meri” ka qenë deri tani perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar me duart tona të palodhshme”.

“Beyonce ti do të jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tënd është dëshmia jonë më e madhe! I adhurojmë njerëzit si ty”, kanë shkruar ata.

Beyonce nuk ka bashkëpunuar vetëm me Kujtën dhe Merin, ajo më herët ka veshur edhe krijimet e Valdrin Sahitit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here