Ballina Lajme “Nga Kosova, me dashuri”, Action Bronson publikon dokumentarin nga vizita në Prishtinë

“Nga Kosova, me dashuri”, Action Bronson publikon dokumentarin nga vizita në Prishtinë


Action Bronson ka sjellë dokumentarin e realizuar gjatë vizitës në Kosovë.

Action Bronson në vitin 2018 mori pjesë në festivalin “Sunny Hill” bashkë me Dua Lipën e disa emra të njohur.

Këtë udhëtim, ai e shfrytëzoi edhe për të bërë një vizitë në Kosovë dhe Maqedoni, bashkë me disa miq të tij.

Madje, ai ka realizuar edhe një dokumentar, ku sjell pamje nga vendet që vizitoi, ushqimet që i provuan si dhe vizitat tek familjarët e tij.

Me këtë dokumentar, ai tregon nga afër për mikpritjen që shqiptarët u bëjnë të gjithëve, si dhe kulturën që ka Kosova dhe Maqedonia, ndërsa nuk munguan pamjet nga festivali “Sunny Hill”.

Si i dhënë pas kuzhinës, Bronson në pjesën më të madhe të dokumentarit tregon për ushqimet që i ka ngrënë ku ka shkuar si dhe ato që i përgatiti bashkë me hallën e tij.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme, ku gjendet dokumentari i plotë i reperit dhe kuzhinierit të njohur./ln/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here