Ballina Kryesore Kërkohet urgjent shtimi i numrit të infermierëve

Kërkohet urgjent shtimi i numrit të infermierëve


Këshilli Nacional Këshillëdhënës i OIK-ut ka kërkuar nga kryeministri dhe ministri i shëndetësisë që të marrin masa urgjente në ngritjen e numrit të infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në të gjitha nivelet e kujdesit Shëndetësorë në vend

Këshilli Nacional Këshillëdhënës i Odës së Infermierëve në takimin e dytë të radhës ku temë diskutimi ishte gjendja aktuale në vend, unanimisht vendosën që ti bëhet thirrje Kryeministrit, Ministrit të Shëndetësisë, dhe të gjitha Institucioneve të nivelit lokal që të marrin masa urgjente në ngritjen e numrit të infermierëve dhe profesionistëve tjerë Shëndetësorë në të gjitha nivelet e kujdesit Shëndetësorë në vend.

Po ashtu u kërkua nga Institucionet Shëndetësore që furnizimi me materiale mbrojtëse të bëhet në forma të rregullta për të ruajtur shëndetin e të gjithë të punësuarve në sektorin e Shëndetësisë.

Temë diskutimi në këtë takim sipas komunikatës ishte edhe ligji për infermieri, dhe u vendos që të formohet grupi punues për draftimin e këtij ligji, propozim i cili i është drejtuar Këshillit Drejtues të OIK-ut.

OIK ka marrë përsipër sponzorizimin e këti Ligji dhe pritet që shumë shpejt të fillojnë komunikimet me të gjithë akteret siç janë Ministria e Shëndetësisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here