Ballina Lajme Liverpooli dhe Real Madridi, dy klubet me mbrojtjen më të mirë në...

Liverpooli dhe Real Madridi, dy klubet me mbrojtjen më të mirë në Evropë


Sezoni aktual ka hyrë në fazën e tij të fundit dhe tashmë është koha për bilancet e e para në skenën europiane. Ndër mbrojtjet më të mira të ligave kryesore, dy skuadra dallohen mbi të gjitha: ajo e Liverpool dhe Real Madridit. Në një farë mënyre kjo është diçka befasuese, e pabesueshme, por e vërtetë; duke pasur parasysh prirjen e fortë të dy trajnerëve respektivë, Klopp dhe Zidane, por edhe të skuadrave të tyre, për futboll sulmues. Nga njëra anë “Reds”, kampionët e freskët të Anglisë, nga ana tjetër “Los Blancos”, që udhëheqin renditjen e La Liga-s.

Skuadra nga “Anfield” ka pësuar 21 gola deri më tani, në 31 ndeshje të luajtura. Një “rekord” që vjen nga “shartimet” e rëndësishme të bëra nga klubi dhe trajneri gjerman në repartin e pasmë. Mbi të gjitha është meritë e një Van Dijk të pakalueshëm, por edhe e portierit Alisson, sot në mesin e më të mirëve në botë, në rolin e tij.

Edhe më mirë është mbrojtur Real Madridi, i cili ka pësuar 21 gola në 32 ndeshje (një ndeshje më shumë se Liverpool), duke e pozicionuar veten në krye të klasifikimit aktual, me shanse reale për titull. Kjo është një risi për merenguesit, të cilët, në historinë e tyre i kanë “flijuar” përherë taktikat në emër të shfaqjes dhe futbollit sulmues.

Pas tyre vjen PSG në këtë drejtim, duke kompletuar podiumin e mbrojtjeve më të mira në kontinent. Skuadra e Tuchel e përfundoi kampionatin e vet me 24 gola të pësuar në 27 ndeshje. Edhe bardhezinjtë e Juventusit kanë pësuar 24 gola në 28 ndeshje (një më shumë se kampionët e Francës)./Telesport/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here